Sport

Botërori i Klubeve: Minimalisht 60 milionë euro për çdo pjesëmarrës

               Publikuar në : 18:16 - 15/05/18 |
m.b

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka sjellë mjaft risi që kur ka ardhur në krye të futbollit botëror.

Botërori i Klubeve është një prej risive të presidentit Infantino, ku turneu do të zhvillohet çdo 4 vjet dhe do të zhvillohet një vit para Kupës së Botës.

Sipas formatit të ri, skuadrat pjesëmarrëse do të jenë 24 dhe të përcaktuara mbi një kriter gjeografik.

Në Botërorin e ri të Klubevë do të marrin pjesë 12 skuadra evropiane, 4 amerikano-jugore, 2 afrikane, aziatike dhe amerikano-veriore dhe dy të fundit: një skuadër nga ‘play off’ dhe një nga vendi organizator.

Rreth 3 miliardë euro do të investohen në çdo edicion që do të zhvillohet, ku një  e treat e shumkës do të përdoret nga FIFA, ndërsa çdo pjesëmarrës do të përfitojë minimalisht 60 milionë euro.

Edicioni i parë do të zhvillohet në vitin 2021.

Pas