“BOTA NË XHEP” / 10 vjet iPhone: Ishte miku ynë, është bërë padroni ynë – Opinion – Faqja Zyrtare
Aktualitet, Komente, Te Fundit

“BOTA NË XHEP” / 10 vjet iPhone: Ishte miku ynë, është bërë padroni ynë

stiv

Engjëlli mbrojtës i vetmisë sonë dhe shpëtimtari i fëmijëve në restorante, u shfaq mbi Tokë në janar të dhjetë viteve më parë, i ngritur lart prej gishtërinjve të hollë të krijuesit të tij, një burrë që quhet Steve Jobs, i cili e dinte se po vdiste. Ishte pagëzuar iPhone, por edhe ai që e kishte dashur, prezantuar para turmave dhe shenjuar me atë “i”-në që nënkuptonte individualen, informacionin, internetin, inovacionin – as edhe ai vetë nuk e shpjegoi ndonjëherë tërësisht – por mbi të gjitha për “I”, domethënë egon, nuk e kishte kuptuar se çfarë force revolucionare kishte sjellë. Prapa shpinës së tij në fakt, me gërma të bardha mbi ekranin e madh në 9 janar 2007, motoja zyrtare shpallte se me iPhone, Apple kishte “rishpikur telefonin”. Dhjetë vjet më vonë, e dimë se ai objekt i vogël me dimensionet e një çokollate, nuk do të ndryshonte mënyrën e të telefonuarit. Për miliarda qenie njerëzore, do të ndryshonte mënyrën e të jetuarit, duke u transformuar nga shërbyes, në shok dhe në fund në padron.

Suksesi i iPhone dhe oborrit të imituesve, që në dekadën pas hedhjes në treg në qershor të vitit 2007 përmbysën smartphone-t e tyre në treg duke shfronësuar Apple, nuk ishte në përgjigjen ndaj nevojës për të mundur që të mbërrijmë tek të tjerët dhe të na mbërrijnë të tjerët, kudo ku një kullë antenash celulare apo një modem lëshonin sinjalet e tyre. Ai objekt, në evolucionin e tij, do të bëhej, përtej parashikimeve të atyre që e kishin imagjinuar, përgjigja ndaj gjendjes njerëzore. Ndaj ankthit të vetmisë dhe makthit të mërzisë.

Krejt papritur, për një pagesë që ende duket e marrë prej 600 dollarësh, dhe që sot është bërë e pashmangshme si blerja e këpucëve apo të brendshmeve, çdo vajzë në Shangai dhe çdo bankier në Frankfurt, çdo ushtar apo politikan, çdo mik dhe çdo armik, çdo terrorist dhe çdo mjek, mundeshin të fusnin botën në xhep apo në çantë. Një sasi monstruoze dhe deri pak vite më parë e paimagjinueshme kapaciteti teknologjik, e si pasojë edhe fuqie, ishin përmbledhur në hapësira të kontrollueshme nga njeriu. Superkompjuteri i IBM i programuar prej inxhinierëve të MIT në Boston për të udhëhequr, drejt Hënës dhe në kthim, misionet Apollo gjatë viteve ’70, ishte i madh sa një fuoristradë dhe kishte kapacitet shumë më të vogël se sa një iPhone, dhe një kosto prej 3 milion dollarë e gjysmë. Me 64 mijë byte memorie, përkundër 265 milionëve të disponueshme sot në modelet më të mirë të iPhone, dhe një procesor në gjendje që të jamë 3.36 miliardë udhëzime në sekondë, iPhone mund të udhëheqë në destinacion 120 anije kozmike Apollo, të gjitha në të njëjtën kohë.

Pas kësaj fuqie monstruoze, e pamendueshme një brez më parë, kapen udhëtari të cilit i vonohet avioni, pacienti në ankth në pritje të mjekut, duke shqyrtuar simptomat dhe diagnozat e mundshme, gruaja e vetmuar në garazhdin e madh mes errësirës, duke kërkuar blunë rehatuese të ekranit të iPhone, vetmitari që rrëmon në internet për faqe porno, fëmija i zhurmshëm që qetësohet vetëm prej lojës së shkarkuar mes 4 milionë aplikacioneve, automobilisti i humbur në toka të panjohura, qytetari në ankth për të mësuar lajmet e fundit, tifozi që ndjek ndeshjen në fshehtësi, duke bërë sikur punon apo sikur merr pjesë në drekën e kompanisë, adoleshentët që duhet absolutisht të shkëmbejnë emoji-t dhe bitmoji-t e fundit me shokët e shkollës, a thua jeta e tyre varet nga ai WhatsApp i fundit, i “butë” apo i “helmët”.

Jobs do të akuzohej sërish, ashtu sikurse në nxjerrjen në treg të të parit Mac në vitin 1984, se nuk kishte “krijuar” asgjë, por vetëm kishte mbledhur dhe shfrytëzuar teknologji të disponueshme tanë, duke i mbyllur, sipas strategjisë klasike të Apple, besnikët e tij, në universin e objekteve dhe programeve ekskluzive. E qortuan se kishte shfrytëzuar shpikje të prodhuara ndoshta me para publike, për llogari të qeverisë. Por kështu kish ndodhur edhe me Internetin, pjellë e Pentagonit në SHBA dhe CERN-it në Europë dhe për të gjithë navigatorët GPS, që fillimisht ishin menduar për rrjetin e satelitëve ushtarakë. As Kristofor Kolombi nuk “shpiku” Amerikat. Shumë pak gjëra janë “shpikur”, pothuaj të gjitha janë përditësuar dhe përsosur dhe ribërë në një botë të informatikës, ku dominojnë software dhe hardware.

Verën e kaluar, u kalua pragu i 1 miliardë iPhone të shitur nga Apple dhe nëse ai tani zë vetëm 12 % të tregut, teksa pjesën tjetër e zënë kinezët dhe koreanët, nëse akuzat për shfrytëzimin e punës në fabrikat e Foxconn e kanë munduar këtë produkt që në fillimet e tij, a thua konkurrentët i prodhojnë produktet e tyre në punishte artizanale, ka qenë ai, Steve, me botën e tij që mund të futej në xhep, i cili shenjoi epokën e post-komunikacionit, të post-vetmisë së dëbuar,  por nga ana tjeter ndoshta ka vulosur, atë të post të vërtetës, të konsensusit dhe kundërshtimit, të urrejtjes dhe pranimit, të shumëfishuara me miliarda tweet-e, blogje, faqe interneti, të gjitha të mbyllura në një dorë. Dhe tani, edhe të post-politikës, ajo që del prej tastierës së Trumpit, i pari president amerikan që qeveris me iPhone.

Miliarda kompjuterë janë përherë të lidhur pa kufij dhe sovranitet, sepse këta, një sms apo një videoclip i “fshin” për një milisekondë. Dhe nëse provojmë të pyesim Sirin, asistentin virtual që vetë Jobsi e donte në iPhone para se të vdiste në vitin 2011, pyetjen e të gjitha pyetjeve: “A ekziston Zoti?”, si e imagjinoi autori i fantashkencës Frederic Brown në vitet pesëdhjetë, përgjigja do të ishte: “Po, Zoti ekziston!” Një zot që futet në xhep e nuk fle kurrë, që i di të gjitha dhe i dëgjon të gjitha. / Vitorio Xukoni – La Reppublica / Në shqip nga www.bota.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko