‘Bomba’ e Trump pas takimit me Merkel, reagon ashpër Gjermania – Opinion – Faqja Zyrtare
Aktualitet, Bota, Te Fundit

‘Bomba’ e Trump pas takimit me Merkel, reagon ashpër Gjermania

U.S. President Donald Trump speaks as German Chancellor Angela Merkel listens as they hold a joint news conference in the East Room of the White House in Washington, U.S., March 17, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst

Ka ardhur i fortë reagimi i Gjermanisë pas akuzave të presidentit amerikan Donald Trump, lëshuar vetëm pak kohë pas takimit me kancelaren Merkel.

Reagimi ka ardhur nga ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, e cila cituar nga Reuters i ka hedhur poshtë pohimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen.

“Nuk i kemi borxh NATO-s,” ka thënë Leyen, duke theksuar se eshtë gabim që ta lidhësh vetëm me NATO-n cakun e aleancës për anëtarët që të shpenzojnë 2 përqindëshin e të hyrave të tyre ekonomike në mbrojtje deri në vitin 2024.

“Shpenzimet e mbrojtjes po ashtu shkojnë në misionet paqeruajtëse të OKB-së, në misionet tona evropiane dhe në kontributin tonë për ta luftuar ISIS-in,” ka shtuar ajo.

Akuza e Trump 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe duhet ta paguajë SHBA-në me qëllim që t’i ofrohet më shumë siguri.

Trump i bëri këto komente në Twitter, vetëm një ditë pasi u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë.

“Pavarësisht asaj që keni dëgjuar në lajmet e rreme, unë kam pasur një takim të mirë” me Merkelin, ka shtuar presidenti amerikan, transmeton Rel.

“Përkundër kësaj, Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara dhe duhet të paguajë më shumë për të qenë më e fuqishme dhe një mbrojtje shumë e shtrenjtë i ofrohet Gjermanisë”, ka shkruar tutje ai.

Trump në takimin me Merkelin ka rikonfirmuar “mbështetjen e fuqishme” të SHBA-së për NATO-n por poashtu ka thënë se shtetet anëtare duhet të paguajnë pjesën e tyre të obligimeve financiare.

“Shumë shtete, në vitet e fundit kanë borxhe të mëdha dhe kjo është e padrejtë për SHBA-në”, ka thënë Trump, duke shtuar se shtetet duhet të paguajnë borxhet e tyre.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko