-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Blushi: PD është e paragjykuar për vetingun, Basha bën kthesë…

Deputeti Ben Blushi i cili këtë vit garon në zgjedhje me partinë e tij të re “Libra” gjatë një debati televiziv në studion e “Opinion”, mbrëmjen e së enjtes deklaroi se PD është e paragjykuar për shkak se ka bllokuar Vetingun. Nëse PD do ti votonte ligjet e Vetingut do të kishte kredo më të lartë morale dhe do të kishte mbështetjen e BE për qeverinë teknike, tha Blushi.

Por si reagoi Basha? Nga çadra e lirisë paraditen e së premtes, lideri demokrat deklaroi se PD është e gatshme ti votojë ligjet e Vetingut në bazë të ndryshimeve kushtetuese të arritura me konsensus më 20 korrik 2016. Ai u kujdes të cilësonte se PD nuk do të presë zgjedhjet e ardhshme për të votuar Vetingun, por do ta bëjë direkt pas arritjes së marrëveshjes për qeveri teknike.

Deklarata e Blushit në Opinion

PD është e paragjykuar për dy arsye: E para se ka bllokuar vetingun e dyta se ka frikë nga humbja. Unë s’jam në këto pozita, pasi shkoj me një projekt në votime për të qeveris më mirë. Unë mendoj se njerëzit nuk janë gati për ta rikthyer PD në pushtet.

Ajo çka flitet është se BE do ti njohë zgjedhjet edhe pa pjesmarrjen e PD-së sepse PD ka çeduar me reformën në drejtësi. PD do të kishte mbështetje më të madhe nga BE për qeverinë teknike nëse do të votonte Vetingun. PD e ka këtë minus totalisht këtë…

Deklarata e Bashës nga çadra e lirisë

Ligji për vetingun, ligji për KLGJ-në, KLP-në dhe 4 ligjet e tjera janë bërë në shkelje të marrëveshjes politike, me qëllimin e vetëm të kontrollit politik të Edi Ramës mbi drejtësinë. Ndaj, ia përsëris sot atij dhe mercenarëve të Xhorxh Sorosit në Shqipëri, pavarësisht prej pasaportave që kanë, se nuk ka asnjë shans, zero shans, që Partia Demokratike të bëhet alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Por nga ana tjetër siç ja thashë dje, nuk ka nevojë ta shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve. Jo, nuk ka nevojë të shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve. Menjëherë pas paktit kombëtar, për një qeveri teknike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike dhe opozita janë të gatshme të marrin përgjegjësitë kushtetuese, ligjore që sipas konsensusit të 22 Korrikut të vitit të kaluar, t’i hapin (pa pritur zgjedhjet e ardhshme) menjëherë rrugë vetingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi për të pasur gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm, të pakapur, që të nisin punën e tyre kundër kriminelëve, kundër krimit të organizuar, kundër drogës dhe kundër korrupsionit të pushtetarëve dhe kundër korrupsionit të nivelit të lartë që sot bën kërdinë në xhepat e shqiptarëve.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko