-Jetë dhe Stil

Blogerja harxhon $5000 në vit për të brendshme, ja çfarë këshillash jep

               Publikuar në : 18:34 - 07/10/18 |
el ena

Elly Hatful është një 27 vjeçare që ka varësi nga blerja e të brendshmeve. Vajza nga Sidnej ka mbi 150 sete intime dhe ka një blog dedikuar imazhit të trupit dhe të brendshmeve. Blogerja njihet në Instagram me emrin Lace and Haze dhe ka mbi 41 mijë ndjekës.

Ajo rrëfeu për Daily Mail pasionin e saj për të brendshmet dhe si nisi e gjithë kjo. Hatful tregon se puna e saj nuk e lejonte të shprehehej me anë të rrobave, ndaj gjeti lingeri si zgjidhje. Ajo filloi të shpenzojë për të brendshme me anë të të cilave ndihej vetëvetja, por nga ana tjetër askush nuk mund ta shihte.

View this post on Instagram

I’m one of those people who believe in bringing a little bit of luxury to your everyday life. Be that buying the bottle of wine that you like rather then the cheaper one or wearing luxury lingerie under your work clothes. These kind of things are ment to be enjoyed and if I had to wait till a special occasion I’d be waiting a long time. I couldn’t afford to buy this set all in one purchase on my sales assistant salary. But I wouldn’t change that for the world. I know it’s worth the money I paid and waiting and saving makes the experience of wearing luxury lingerie even sweeter. But seriously it feels like clouds are swirling around my body the silk is that soft. Once you start wearing silk its hard to go back…. I’d like to know, what do you do to bring a bit of luxury to your life? #silk #luxury #lace #harlowandfox #ootd (sorry about super creased tap pants, it’s real life and not a photo shoot) 🤷‍♀️

A post shared by E (@laceandhaze) on

Më vonë Hatful tregon se vuri re në rrjetet sociale që njerëzit ndanin eksperiencat e tyre të të brendshmeve. Aty lindi edhe ideja e blogut. Elly ndan edhe këshilla të vlefshme në lidhje me intimot.

Nëse edhe ju i keni pasion të brendshmet, atëherë hidhini një sy këshillave të saj:

  • Kurrë mos vishni recipeta dandelle me bluza leshi

Të dyja materialet kanë tendencën të fërkohen me njëra tjetrën dhe do të prishë recipetat. Vishni një kanotjere mes recipetave dhe bluzës së leshit.

  • Mos vishni mbathje me shtat të ulët me pantallona me shtat të lartë

Shtati i mbathjeve dhe pantallonave duhet të vijë i njëjtë gjithmonë. Përndryshe do të kaloni një ditë shumë të sikletshme e të parehatshme.

  • Shmangini çorapet e gjata me funde dhe fustane të shkurtra

Mund të duket ide e bukur dhe plot stil, por çorapet kanë tendencën të zgjerohen gjatë ditës. Përveç se do të bëhen të dukshme, do të jenë edhe të parehatshme sepse do të bien gjithë kohës. Provojini me fustane të gjata, poshtë gjurit. Megjithatë, personalisht preferoj t’i vesh poshtë tutave dhe pantallonave të gjera.

  • Mos vishni tanga me funde të shkurtra

Mund të ekspozoheni lehtësisht. Përveç kësaj, nuk është as e shëndetshme për higjenën.

  • Gjithmonë lajini recipetat me dorë

Ruan jetëgjatësinë e recipetave. Nuk dalin telat dhe nuk zgjerohen llastiqet. Nëse nuk keni kohë, provoni t’i lani gjatë kohëës që bëni dush.

  • Shmangini lingerie me 4 kapëse me çorapet me vija

Çorapet kanë tendencën të rrotullohen, sidomos kur janë të fiksuara. E mira është të vishen me lingerie me 6 ose 8 kapëse që të qëndrojnë në vend./Opinion.al

Pas