Aktualitet

Bllokimi i rrugëve nga bora, drejtori i ARRSH-së e hedh topin tek bashkitë


               Publikuar në : 16:54 - 12/01/19 |
ri.de.

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe e delegoi tek Bashkitë sa i përket problemit me bllokimin e rrugëve. Megjithëse nga buxheti i shtetit jepen miliona lekë për kompanitë që kanë kontratë me shtetin për mirëmbajtjen e rrugëve, u vu re se shumë akse përfshirë dhe ato nacionale ishin të bllokuara nga bora.

Qytetarë të shumta kanë denoncuar me pamje situatën e rënduar në Dibër, Kukës, Gjirokastër, Shkodër, Bulqizë, etj.

Por sipas Afrim Qendros së ARRSh-së, gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë aks të bllokuar. “Kemi pasur vetëm disa segmente kalim të detyrueshëm me zinxhir”, tha ai.

Ndërsa shtoi se “ARRSH është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e akseve kryesore, ndërsa akset e tjera i kanë kaluar bashkive, dmth pushtetit lokal sipas zonave. ARRSH nuk mund të kryej shërbimin në këto akse”.

Ndryshe nga Afrim Qendro, nuk mendon vetëm lideri i opozitës, Lulzim Basha, por edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo tha se është dashur ndërhyrja e ushtrisë pasi firmat e kontraktuara nga ARRSh-ja e Afrim Qendros dhe disa kryetar bashkish nuk ka nxjerr mjaftueshem mjete borëpastruse në terern dhe nuk kanë hedhur kripë apo skorje. /Opinion.al

Pas