-Teknologji, Metro, Te Fundit

Bilioneri që themeloi facebook: Ky rrjet është i dëmshëm për përdoruesit !

Bilioneri Sean Parker ishte presidenti i parë i Facebook, por tani ai ka vendosur t’i ndërgjegjësojë përdoruesit e tij.

Ai ka folur mbi efektet e rrjetit social dhe e ka kritikuar për “shfrytëzim të dobësive të përdoruesve” gjatë një eventi për teknologjinë në Philadelphia.

Parker ishte i famshëm për themelimin e Napster përpara se të takonte Zuckerberg në 2004 dhe e ndihmoi atë të rriste Facebook. Sot i shprehet se kjo rritje kaq e madhe ka efekte të rrezikshme.

“Vetëm Zoti e di se ç’po i bën trurit të fëmijëve tanë,” u shpreh ai.

“Nuk e di nëse i kisha kuptuar mirë pasojat e asaj që po bëja, por kur një rrjet rritet me 1 ose 2 miliard njerëz, kjo ndryshon marrëdhëniet me shoqërinë, me njëri-tjetrin”.

Parker, i cili u luajt nga Justin Timberlake në filmin The Social Network, tha me shaka se Zuckerberg do t’ja fshijë llogarinë në Facebook pas komenteve të tij./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko