1

Beton buzë detit tek Ura e Dajlanit, gjykata sekuestron objektin, pushon drejtorin e Dakos në bashki

               Publikuar në : 16:31 - 13/03/18 |
ri.de.

Një objekt që po ndërtohej në rërë, buzë bregdetit të Durrësit, ekzaktësisht tek Ura e Dajlanit u denoncua në media disa ditë më parë, ndërsa prokuroria nisi hetimet kryesisht. Sot Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me kërkesë të prokurorisë ka vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e këtij hoteli si dhe ka kërkuar largimin nga detyra të vartësit të Dakos në Bashki. Konkretisht bëhet fjalë për Shefin e Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj.

Prokuroria e Durrësit ka konstatuar disa shkelje ligjore në lidhje me lejen e dhënë për ndërtimin e këtij hoteli në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, nga Shijaku, që ndodhet në një zonë të përcaktuar të Rëndësisë Kombëtare.

Referuar këtyre shkeljeve është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës si më poshtë:

– Caktimi i masës së sigurimit me karakter ndalues, Pezullim i ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, për shtetasin Adhurim Qehajaj; caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin duke urdhëruar:

– Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 kate dhe 1 kat nëntokë” në pasurinë me nr. pasurie 8514-5/19, ZK 8514, në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, me kufijtë (V/J/L/P) me sipërfaqe 1516.8 m2 dhe adresë lagje nr. 13, Plazh, Durrës.

– Pezullimi i kryerjes së transaksioneve në pasurinë me nr. 5/19 Z.K 8514, regjistruar në Vol 18, fq 66, me sipërfaqe 1516.8 m2 dhe S.nd = 163.5 m2 në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi.

/Opinion.al

*Foto te objektit që u pezullua me vendim gjykate

 

Pas