-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Berisha vlerëson Ramën për marrëveshjen e 18 majit: Basha nuk diti të bënte avokatin

Ish kryeministri Sali Berisha në një intervistë për portalin syri.net dhe gazetarin Cim Peka ka bërë disa deklarata të forta lidhur me marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës: “Ndërkohë që në ato kohë nuk kam shprehur me tonet e duhura, ajo ishte një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës, që të arrije ti hiqje gjysmën e qeverisë Edi Ramës, sepse ajo çadër pati një kauzë të drejtë. Nga ana tjetër Edi Rama shpëtoi lëkurën e vet, pavarësisht se Rama për mua është ai që është, aty ai bëri mirë. Tregoi nje kuant politikani dhe shpëtoi lëkurën e tij .

Por ky suksese ju kthye në të kundërt Bashës, Edi Rama mori gjithë avantazhet për marrëveshjen, ai paraqiti si një marrëveshje, si një mëshirimi për djalin e mirë Lulzim Basha. Lulzim Basha nuk arrti të bëj dot avokatinë e marrëveshjes”, u shpreh Berisha. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko