Aktualitet, Kryesore

Berisha tregon se kush e nisi skafin me 1 ton drogë nga Vlora drejt Italisë

Policia italiane ka zhvilluar një operacion anti-drogë ku ka sekuestruar nje sasi prej 1 ton marijuane dhe ka venë në pranga tre skafistët, dy prej të cileve shqiptare nga Vlora.

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në ceremoninë e nisjes së drogës merrte vetë pjesë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Postimi i plotë

Narkoqeveria Rama, eksportues i pare i krimit ne Europe! Autoritetet Italiane kapin nje ton droge te fresket te nisur nga Vlora!

Ne ceremonine e nisjes merrte pjese Forca e Krimit dhe vete Xhafa i droges!

Shikoni foton e droges te kapur ne Bregun tjeter te Adriatikut dhe lexoni shkrimin e mediave. sb

“Kapet gomonia me 1 ton kanabis nga Shqipëria

Nje motoskaf me 1 ton kanabis sativa eshte kapur ne Itali. Sic shkruajne mediat fqinje, ne pranga jane vene 3 skafiste.

Kete here trafikantet kane udhetuar ne mes te dites, duke dashur qe te perzihen me mjetet lundruese.

Por Guardi di Finances nuk i kishte shpetuar gomonia e fuqishme qe udhetonte drejt brigjeve italiane.

Motovedetat kane mundur te bllokojne gomonen pas nje ndjekje te shkurter dhe brenda saj kane gjetur 49 pako me kanabis me peshe totale afersisht 1 ton.

Ne pranga jane vene tre skafistet, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.”

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko