-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Berisha: Rama përhapi në fushatë idenë e koalicionit me PD, kjo ishte një puthje fatale për ne

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se gjatë fushatës Basha ka bërë një sërë gabimesh, çka çoi në rezultat jo të mirë të saj. Berisha tha se Rama qëllimisht me çdo mjet filloi të përhapte me çdo mjet idenë se do të kishte një koalicion të gjerë. Po ashtu Berisha është shprehur se këshilltarët gjatë fushatës Bassha i ka patur mizerabël. Më tej Berisha është shprehur se programi i PD-së ishte i shkëlqyer.

Berisha: Fillimin e pati shumë të mirë, i shkëlqyer. Vështirësitë e listës ishin të padiskutueshme. Po ti kthehemi IPR-së , i cili për ne tragjikisht, por për të vërtetën u faktua milimetrik, ajo javë në vazhdim PD u ngjit me 5 pikë, nga 32 në 37.6%. Çfarë do të thoshte kjo? Kjo do të thoshte se PD-ja, po të ecte në këtë mënyrë do të tërhiqte si magnet të pavendosurit. Me Edi Ramën kishte 7 pikë diferencë, por ritmi i rritjes 5 pikë në javë PD-në e nxirrte pa diskutim parti të parë. Çfarë ndodhi? Për mua ndodhi fataliteti. Edi Rama me mjeshtri diabolike filloi, përvetësoi marrëveshjen dhe hapi në të katër anët e Shqipërisë me çdo gjë edhe me militantë të thjeshtë se “ne do të bëjmë koalicion”. Këtu kryetari i PD-së u tregua i vonuar. 

Nuk e kuptoi që kjo ishte një puthje fatale për ne. Çfarë ndodhi në pollin tjetër. Jo vetëm rënia me 6%, por diçka shumë më e rëndë. U rritën nga 26.7 në 34.6 ata që nuk do të votonin. Pra blloku kryesisht militant i PD-së na u largua nga fushata. Ju po bëni koalicion, ne nuk kemi më punë me ju. Militantët janë aq sa janë jetik për fitoren aq janë dhe të hiperndjeshëm dhe pastaj, kur menduan se kjo mund të ndodhte, thanë ne s’kemi punë me këtë fushatë sepse ne mbajtëm çadrën 90 ditë, etj., ndërsa ata po bëjnë koalicionin. Ata nuk janë dakord me koalicionin. Kështu që u rrit në mënyrë paradoksale bojkoti i zgjedhjeve. Të ngrohje këta 10 % duhej ti hyje detit në këmbë. Mund të bëhej, por ishte shumë vështirë. Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël elektoralë, mizerabël.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko