-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Berisha: Rama cinik, theu kodin e zisë

Edi Rama përshëndeti miqtë e tij në facebook mëngjesin e sotëm me pamjet fantasitike të Dhermiut e Gjipesë. Ai u kritikua nga ndjekësit në rrjet dhe më vonë nga Sali Berisha. Kjo për shkak se një ditë më parë në ato ujëra (Zvernec) u mbytën 3 të rinjtë. Po dje u mbyt një 14 vjeçar tek Uji i Ftohtë.

Ja si e komenton Berisha, heshtjen e Ramës për viktimat dhe postimit e tij për plazhet e bukura të jugut.

Statusi i Berishës

Rama fyen te vdekur dhe te gjalle!
Per te, zia e te tjereve nuk ekziston!
Te dashur miq, ne vend te ngushellimit per familjet e kater viktimave, per t’iu lehtesuar sadopak dhimbjen e madhe dhe zine, Edvin Kristaq Rama te duket sikur ka zgjedhur t’u thote atyre, vlonjateve e shqiptareve se une kam qejfet e mia dhe nuk me plasi se u mbyten ata.
Ai mburret me cinizem me qefin qe po shijon ne Dhermi duke postuar sot pamje te Gjirit te Gjipese. Me kete akt cinik Rama ngjet me i zi se zia! sb

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko