Aktualitet

Berisha nxjerr dokumentet: Si po mashtrojnë Rama e Bushati me protokollin e Korfuzit. Ngrihuni të mbrojmë kufinjtë!

               Publikuar në : 14:32 - 14/02/18 |
ri.de.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer çështjes së detit. Ai thotë se pasi u dogj karta “e ligjit të luftës”, Rama e Bushati tani po mashtrojnë shqiptarë me “protokollin e Korfuzit”. Më tej Berisha sjell faktet historike që tregojnë se ky traktat nuk është në fuqi dhe se qeveria e përdor si “trofe” për ti falur Greqisë naftën e gazin në Mesdhe. Berisha u bën thirrje shqiptare të ngrihen në protesta për të mbrojtur kufijtë dhe për të penguar marrëveshjen Shqipëri-Greqi për kufirin detar.

Më poshtë statusi i tij i plotë në facebook

Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushati, per te mbuluar tradhetine e tyre, perdorin si gogol protokollin te Korfuzit!
Te dashur miq, ne nje perpjekje te re per te mbuluar tradhetine e tyre te larte, faljen e fushave me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe pales greke, Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati nxoren ne treg ne mediat e tyre dhe po perdorin per shqiptaret ne menyren me antikombetare, gogolin e protokollit te Korfuzit, aktit me tradhetar te firmosur ndonjehere nga shqiptaret ne vitin 1914, ne kete ishull me te cilin pranohej krijesa e Jorgo Zografit, Vorio Epiri!

Ky protokoll eshte hedhur poshte nga 6 fuqite e medha, te cilat kane firmosur ne Firence me 27 janar 1925 Protokollin e percaktimit te kufirit shteteror midis Shqiperise dhe Greqise. Ky protokoll njohu si kufinj shtetror midis dy vendeve keta kufinj qe jane edhe sot.

Megjithekete duhet te pranojme se deri ne vitin 1996 midis Shqiperise dhe Greqise nuk kishte nje marreveshje bilaterale per kufinjte ndershteterore. Pala greke e konsideronte te panevojshme kete marreveshje pasi te dy palet kishin firmosur aktin e Helsinkit. Por pala shqiptare kerkoi qe njohja e kufinjve aktual ekzistues, pra qe jane kufinjte e percaktuar ne Protokollin e Firences, te sanksionohej edhe ne Traktatin e Miqesise midis dy vendeve.

Kjo kerkese u pranua nga pala greke. Prandaj ne nenin e pare te traktatit te miqesise sanksionohet:”Republika e Shqiperise dhe Republika Greke….shpallin perkushtimin e tyre ndaj parimit te paprekshmerise se kufinjve ekzistues te njohur nderkombtarisht ne perputhje me Aktin Final te Helsinkit dhe Karten e Parisit dhe se vija kufitare midis te dy vendeve do te jete vije kufitare paqeje dhe miqesie”.

Pra ne traktatin e miqesise pala greke ka pranuar perfundimisht dhe pa ekuivok kufinjte ekzistues midis dy vendeve dhe vetkuptohet ka hequr dore boterosht nga protokolli i Korfuzit.

Keshtu qe Rama dhe Diteziu i tij pranojne si plaçke tregu, si gogol Protokollin e Korfuzit, nje protokoll te varrosur perfundimisht nga Protokolli i Firences, Akti i Helsinkit, Karta e Parisit dhe Traktati i Miqesise dhe Bashkepunimit midis Shqiperise por dhe e perdorin dhe si gogol per te mashtruar por edhe trembur shqiptaret.

Ata, pasi deshtuan me shitjen e heqjes se ligjit te luftes, nje akt atavik i turpshem ne kancelarine greke, si justifikim per dhurimin e fushave me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe Greqise, tani Edvini dhe Ditziu i tij iu servirin shqiptareve si sukses heqjen dore nga pala greke nga ky protokoll i Korfuzit te varrosur ne menyre perfundimtare qe ne vitin 1925, dhe si shperblim i dhuruan Greqise fushat me te medha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe.

Edhe nje here u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi me te gjithe fuqite tona per te mbrojtur integritetin territorial te vendit dhe te permbysim kete qeveri qe ka shnderruar ne plaçke tregu per karriget e saj pasurite perrallore te Shqiperise!

Pas