-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Berisha: Nuk mund të ketë drejtim me dy koka, nuk ka betejë me dy komandantë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë intervistës me gazetarin Çim Peka për “Syri.net”, ka deklaruar se lista e kandidatëve për deputet ka qenë listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Ai shtoi se listat janë të partisë, por kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë.

“Dhe nëse kjo listë fiton unë kam deklaruar se do ta duartrokasim në mënyrë të zjarrtë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Absolutisht, unë e kam theksuar që atëherë që unë do të kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar dhe i konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. Kam theksuar që atëherë se kjo është listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Lista janë të partisë, kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë. Dhe nëse kjo listë fiton unë kam deklaruar se do ta duartrokasim në mënyrë të zjarrtë. Tani, çdo njeri tjetër në Shqipëri, përveç Çim Pekës mund të thotë se ‘ti nuk ke besuar se do të fitojë’. Njeriu që nuk mund ta thotë këtë është Çim Peka, po të ketë parasysh një bisedë që bëmë me hapjen e fushatës në Fier, e cila me aq sa unë di të vlerësoj fushatat, ishte një hapje e shkëlqyer dhe në vlerësimin tim, nëse fushata do të ruante atë trend Lulzim Basha do të arrinte të kapërcente problemet e krijuara dhe do të elektrizonte elektoratin shqiptar. Nuk jam paragjykues. E kam thënë atëherë që nëse fiton do ta përshëndesim në mënyrë të zjarrtë. Po humbi, ka përgjegjësinë më të madhe personale. Sigurisht e kam theksuar se jo e tërë përgjegjësia ishte vetëm e tij. Nuk do shërbente nëse do thuhej kjo. Përgjegjësia është e përshkallëzuar, por më kryesorja është e kryetarit.

Berisha për të larguarit

Berisha:  Thoni se kam shkruar se Sali Berisha duhej largohej..! Jo. Pse? Sepse nuk kam qenë unë në listat e atyre që u larguan, kanë qenë ata në listën time. Kështu që unë pozicionin tim, e kisha ridimensionuar me kohë. Ata për mua kanë qenë bashkëpunëtorë të çmuar dhe unë jam vlerësues dhe falënderues për të gjithë bashkëpunimin që kemi pasur dhe mbetem në marrëdhënie miqësore me ta pa asnjë diskutim. Pastaj kur vjen problemi se unë të lista e atyre apo ata te unë është çështje tjetër.

Apeli im për të larguarit nga lista është në të gjithë investimin tuaj kolosal në PD në qëndrimet politike duhet t’ju tërheqin interesat e PD-së. Sikundër kryetari duhet të këtë një sens përgjegjësie që këta njerëz janë hequr prej tij, duhet gjetur një rrugë për t’i zbutur, apo afruar.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko