Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Berisha mesazh prekës për motrën e ndjerë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka humbur motrën e vetme. Përmes një mesazhi në facebook ai falenderon te gjithe ata qe moren pjese ne ceremoni mortore dhe e telefonuan per ta ngushelluar.

Keto jane fjalet e Berishes pas varrimit te motres

Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb

Lajmi ParaLajmi Pas
©2016 All Rights Reserved. Opinion.al
« Kthehu Rifresko