Aktualitet

Berisha: Korigjimi i kufijve i fal Serbisë 4 komuna

               Publikuar në : 14:26 - 09/08/18 |
m.b

Çështja e ndryshimit të kufijve të Kosovës ka përballur sërish në distancë deputetin Berisha dhe presidentin e Kosovës Thaci. Përmes një publikimi në Facebook, Berisha shprehet se Thaçi po e copëton Kosovën dhe do t’i falë Serbisë katër komuna. Sipas tij, termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit. Bashke me postimin, Berisha paraqet edhe linkun e dokumentit qe verteton kete argument.

Postimi i plotë

Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit!

Te dashur miq, ketu me poshte keni nje dokument te kuzhines se Beogradit, ne te cilen flitet jo per ndarje apo coptim te territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshje win-win midis ketyre dy vendeve. Sipas ketij dokumenti:

1- “korrigjimi” i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se sa ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje ëin-ëin, pra qe do te fitonin te dy palet.

3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob.

Ketu me poshte, per cilindo qe ka interes, keni ne anglisht dokumentin e think tankut te Aleksander Vuçiç! sb

https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf

Pas