Kryesore

Berisha: Ja kur e dëgjova për herë të parë ndarjen e Kosovës

               Publikuar në : 21:58 - 05/12/18 |
rel d

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për televizionin T7 në Kosovë, ka treguar se kur ka dëgjuar për herë të parë për ndarjen e Kosovës.

Duke folur përballë gazetarëve Leonard Kërkiqi dhe Berat Buzhala, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se BE në vitet ’90 nuk kishte informacion për Kosovën dhe Ballkanin.

Për herë të parë për ndarjen e Kosovës kam dëgjuar në vitin 1992. Në vitin 1992 dhe më tej. Duhet të dini një gjë, politika evropiane nuk kishte informacion për Ballkanin, atë që ka tani. Më ka thirrur një nga drejtuesit e Europës, në kohën që unë po kthehesha nga Parisi. Më tha: Ti e ke mik Ibrahim Rugovën, pyete çfarë mendimi ka sepse ne të Martën vendosim në Luksemburg. Europa dëgjonte Greqinë në atë kohë, sepse Italia e kishte vëmendjen drejt Lindjes së Mesme’, – u shpreh mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Pas