-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Berisha i del në krah LSI-së: Edi Rama ndalo bandat!

Ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi që reagon nga radhët e PD-së për incidentet e ditëve të fundit në fushatë. Berisha duket se i del në mbrojtje LSI-së, pasi ky subjekt ka deklaruar se janë dhunuar aktivistët e saj në Fushë-Krujë, Berat dhe Pukë. Duke u ndalur tek rasti i Pukës, ku ditën e diel u paraqitën në spital dy gra, përkatësisht Kryetarja e LSI-së në Pukë, Saimira Laçi dhe kryetarja e LRI-së, Romina Kuçi, Berisha shkruan se bandat e PS-së kanë dalë në rrugë. Ai i bën thirrje drejtpërdrejt Edi Ramës të marrë masa për të ndaluar gjakderdhjen në fushatë.

Më poshtë statusi i plotë i Berishës në facebook

Berisha i del në krah LSI-së: Edi Rama, ndalo bandat
Puka ne dore te bandave:
– Banda e kryetarit te Bashkise Puke
-vendos postblloqe pas mesnate dhe
-ushtron presione tek kalimtaret per te votuar PS.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndeshkoje me forcen e ligjit keta bandite te mbeshtetur nga policia. sb

“Pershemdetje zoti Berisha,nepermjet jush dua te pyes ministrine e rendit a ka polici ne qytetin e Pukës ??!!! E bej kte pyetje pasi mbreme rreth ores 2 te nates ne vendin e quajtur “qafë çelë” jane ndaluar dhe kontrolluar makina të qytetarëve të ndryshem nga shoferi i kr.te Bashkisë Puke Sokol Frroku me banden e tij duke e bere presion qe te votojne Ps-në!!! Po mos te kete shtet te marrin masa vete njerezit…….te lutem anonimatin.”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko