Aktualitet, Kryesore

Berisha: Fatzi Xhafa dhe faqezi Rama mashtruan si derra. Ti hedhim në Lanë!

Sali Berisha foli i revoltuar jashtë sallës së parlamentit. Ai tha se Rama dhe Xhafa mashtruan dje kur thanë se ministri i Brendshëm nuk është i implikuar në skandalin e të vëllait trafikant droge. Ai bëri thirrje për protesta. “Na marrim këtë kalbësirë dhe ta hedhim në Lanë”, tha ish-kryeministri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot është dita e Fatzi Xhafës së drogës dhe faqezi Ramës. Ata mashtruan dje si derra si të pafytyrë. Mashtruan kombin shqiptar dhe ndërkombëtarët.
Ky faqezi (Rama) për të mbrojtur vëllanë e tij Olsin, gënjeu dhe u bë kryeeksperti i zërit të audios dhe deklaroi se ajo është e montuar. Sot ky Faqezi për ti shpëtuar të vertetes ka ndërmarrë një akt terrorist ndaj dëshmirarit. Ai harron se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund. Dhe provat janë autentike. Shqiptarët, që ky i mashtroi dje, duhet ta nxjerrin nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si kalbësirë.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko