-Teknologji, Metro, Të Gjitha

Bëni kujdes nga mashtrimi i WhatsApp, mund t’iu vjedhin paratë!

Aplikacioni dhe përdorimi i WhatsApp është falas! Këtë gjë duhet ta dini dhe ta fiksoni mirë, pavarësisht mesazheve që mund t’ju vijnë në këtë aplikacion, ku ju thuhet të paguani për të vazhduar përdorimin.

Së fundmi mësohet se shumë përdorues të WhatsApp-it kanë marrë një mesazh të dyshimtë, ku u thuhet se abonimi ka përfunduar dhe duhet të paguajnë 99 peni për një ‘abonim të përjetshëm’ për këtë shërbim. WhatsApp-i e provoi njëherë pagesën prej 99 peni në vit, por u bë sërish falas në fillim të 2016-ës. Që atëherë janë bërë disa përpjekje për të mashtruar përdoruesit me qëllim përfitimin e parave.

Mashtruesit fshihen pas emrit të WhatsApp dhe zakonisht këshillojnë të vazhdohet dërgimi i mesazhit duke e bërë ‘forëard’, kështu mund t’i shpëtoni ndëshkimeve nga ky aplikacion siç është mbyllja e llogarisë, ose të vlerësoheni me dhurata nga ËhatsApp-i (tingëllon e bukur, por mos e besoni).

Stafi i WhatsApp ka reaguar pas këtyre mesazheve, duke këshilluar të gjithë përdoruesit të mos bien pre e mashtrimit, por të bllokojnë numrin që i dërgon dhe të fshijnë mesazhin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko