Kryesore

Bëni gati valixhet, Kanadaja do mirëpresë 1 milionë emigrantë


               Publikuar në : 12:48 - 12/01/19 |
b.f

Kanadaja do të mirëpresë më shumë se 1 milion emigrantë të rinj në tre vitet e ardhshme. Kjo është koha e mirë për të filluar përgatitjen e valixheve. Kështu shkruan CNN, teksa raporton se Parlamenti kanadez ka njoftuar se do të shtojë banorët me 1 milionë të rinj në 3 vitet e ardhshme.

Kanadaja mirëpriti më shumë se 286. 000 banorë të përhershëm në vitin 2017 dhe këtë viti numri mund të arrijë në 350,000. Në vitin 2020 në 360,000 dhe 370,000 deri në 2021.
Fluksi do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së vjetër të Kanadasë duke rritur fuqinë e saj të punës.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen në një kohë kur shtetet e BE dhe SHBA-të po miratojnë politika shtërnguese për emigrantët.
Kanadaja është e përkushtuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje për refugjatët bëri të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
/Opinion.al

Pas