-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Ben Blushi fton shqiptarët të bëhen deputetë të LIBRA-s: Ja kriteret që duhen

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, nëpërmjet një statusi në facebook, ka njoftuar mbrëmjen e sotme hapjen e fushatës për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 18 qershorit. Blushi i ka ftuar të gjithë të bëhen pjesë e kësaj liste. Sipas tij deputet i kësaj partie mund të jetë çdo shqiptarë. Blushi shkruan se kriteret që duhet të kesh për të qenë deputet  i kësaj partie janë; duhet të mos jesh i kriminalizuar  apo kanabist. “Mund të jetë deputet i LIBRA-s çdo shqiptar që nuk i ngjan deputetëve aktualë. Ju ftoj të gjithëve të kandidoni për LIBRA duke klikuar në libra.al”, shkruan Blushi. /opinion.al

 

blushi

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko