-U tha në Opinion

Bejtja: Ata që kanë ankesa, ta çojnë dekretin në kushtetuese

               Publikuar në : 22:25 - 06/11/18 |
m.b

Në studion e emisionit “Opinion”, analisti Andi Bejtja është shprehur se Kryeministri mund ta çojë në Gjykatë Kushtetuese refuzimin e presidentit, për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes dy institucioneve.

“Ata që kanë ankesa ta depozitojnë në gjykatë kushtetuese dekretin dhe ndërkohë të gjejnë një ministër tjetër”, u shpreh Bejtja.

 

Por deputeti socialist Ulsi Manja është shprehur se nuk mund ta çojnë çështjen në kushtetuese, sepse presidenti nuk e ka bërë refuzimin e tij në bazë të kushtetutës.

“Cilin nen të kushtetuës do t’i vinte presidenti refuzimit”, tha Manja. / Opinion.al

Pas