-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Befason Donald Lu, ka një kritikë për Edi Ramën

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu që ishte pozicionuar qartë kohët e fundit në krah të Kryeministrit Edi Rama, si rrallëherë ka bërë një kritikë ndaj tij.

Bëhet fjalë pikërisht për deklaratën nacionaliste të Kryeministrit se nëse BE nuk mbështet Shqipërinë e Kosovën, mund të shkojmë drejt Shqipërisë së Madhe.

“Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet”. Kështu është shprehur ambasadori Lu në një prononcim për BIRN.

Ndërkohë Rama, 4 ditë më parë, duke folur për “Politico” tha se nëse dyert e Europës mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, do të shfaqeshin bashkime më të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Deklarata e Ramës u pasua nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu zemërim mbi atë që e quajti “mungesë të vizionit të BE-së ndaj rajonit”. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko