InstaBIZ

Bebe Rexha dhe Rita Ora shkëlqyen në sfilatën e Victoria’s Secret

               Publikuar në : 10:17 - 09/11/18 |
el ida

E veçanta e sfilatës së Victoria’s Secret ishte pjesëmarrja e dy këngëtareve me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Vajzat shkëqyen në një nga pasarelat më të famshme të vitit, me veshjet e tyre seksi dhe ekstravagante. Rita Ora kishte zgjedhur të vishej me një “body” të zi dhe çizme mbi gju të mbushura me temina. Look-u i saj përmirësohej me flokët e gjatë platin që i kishte zgjatur dhe një kapelë e modelit ‘beret’.

Nuk mungonin aksesorët e shumtë në qafë dhe duar, gjithandej flori.

 

Bebe Rexha kishte zgjedhur një kostum neon në ngjyrë rozë për të performuar në sfilatën e Victoria’s Secret. Çizmet mbi gju, “body” dhe pelerina në të njëjtën ngjyrë e bënin këngëtaren 29-vjeçare të dukej si një flamendo në skenë teksa performonte “I’m a mess”.

Para se të dilte në skenë këngëtarja publikoi një foto e veshur me rrobëdeshambërin e famshëm të zi të Victoria’s Secret, për të thënë se është gati për skenën gjigante.

Pas