Batuta/ Rama tallet me Vangjush Dakon: Desh na humbi… – Opinion – Faqja Zyrtare
Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Batuta/ Rama tallet me Vangjush Dakon: Desh na humbi…

rama dako

Edi Rama bëri një batutë sot me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili është shumë më i shkurtër se Kryeministri. Teksa fliste për zyrat e punësimit, ai tha se në kohën e PD-së ishin lënë në mëshirë të fatit. Rama kujtoi një histori të para 3 viteve kur ka shkuar me Erion Veliajn asokohe ministër për të vizituar zyrën e punës në Durrës.

“Kur shkuam bashkë me Erjonin për një vizitë në zyrën e punës, mirë që për pak na humbi Vangjushi se kishte një gropë të madhe në lagje, po s’po gjenim dot zyrën, madje kur i gjetëm unë hyra i kërrusur se dera ishte shumë e vogël” .

Deklarata u bë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” ku zyrtarët e lartë ishin mbledhur sot për të folur për mirëqenien sociale. Rama iu përgjigj kritikëve duke thënë se “le të thonë ca të duan, le të flasin ca të duan, kanë ndërmjetësuar 26 mijë vetë, kaq janë punësuar, nga zyrat e punës që marrin rrogën me punë dhe paguajnë taksat në shtet. 31 mijë vende të lira pune në zyrat e punës”. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko