-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Batuta e Lorenc Vangjelit: Blush, do ishte shumë e thjeshtë që Shqipëria të shpëtonte me 18 faqe

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan ka shpjeguar programin e tij politik si alternativa më e mirë për shqiptarët në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në projektin e Blushit, flitet për një ndryshim të situatës aktuale në politikë, për njerëz të rinj, ide të reja dhe reforma që nuk kanë asnjë lidhje me partitë aktuale. Blushi në fjalën e tij foli për një Shqipëri ndryshe, që nënkupton ndryshimin e koncepteve dhe mënyrën sesi është qeverisur në këto 26 vjet.

Më tej, Blushi është pyetur nga Analisti Lorenc Vangjeli mbi programin e tij politik dhe mbi të gjitha ajo çfarë tha është pjesë e atij programi?

Blushi: Do të të jap programin?

Vangjeli: Jo, jo unë do ta lexoj të gjithin.

Blushi: Do ta hap të faqja 18 se ky është numri im.

Vangjeli: Do ishte shumë e thjeshtë që Shqipëria të shpëtonte vetëm me 18 faqe.

Blushi: Ky program është fiks 18 faqe.

Vangjeli: Është shumë deklarative të thuash se do shpëtoj Shqipërinë me 18 faqe.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko