-Ekonomi, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Bashkitë, 90 milionë USD borxhe kompanive private

Detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor kanë arritur në vlerën e 90 milionë dollarëve. Një raport i Ministrisë së Financave i siguruar nga televizioni Klan ka evidentuar se vetëm gjatë tremujtorit të dytë të këtij viti, ky borxh është rritur me 37 milion dollarë, edhe pse bashkitë kanë nisur pagesat për detyrimet e mbartura në vite. Deri në qershor të këtij viti, pushteti vendor ka shlyer 120 milion dollarë detyrime, ndërsa i mbeten akoma për të dhënë edhe 90 milion të tjera. Në listën e njësive vendore që kanë krijuar borxhe me palët e treta, përjashtim bëjnë vetëm 4 bashki, ndërsa 57 të tjera nuk kanë respektuar afatet për të bërë pagesat ndaj kompanive private.

Raporti citon se detyrimet më të mëdha janë krijuar për investime në infrastukturë, blerjen e mallrave dhe shërbimeve dhe një pjesë kanë lindur nga vendimet gjyqësore të çështjeve që kanë humbur. Televizioni Klan ka mësuar se financat i kanë dërguar të gjitha njësive vendore një plan veprimi për të shlyer pagesat e parapambetura, ndërsa shqetësimin për këto borxhe e ka ngritur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në takimet që ka zhvilluar me zyrtarët e lartë.

Për vitin 2018-të qeveria do të rritë transfertën nga buxheti për bashkitë në 5% të fondeve që do të miratojë, ndërsa do të fillojë të japë edhe 25% të të ardhurave që mbledh nga taska e qarkullimit të automjeteve dhe 2% nga tatimi i të ardhurave personale. Burimet në këtë institucion thonë se është duke u punuar për modelin e ri të taksës së pasurisë, por ende nuk është finalizuar formula e taksimit. Bashkia e parë që do të nisë këtë metodë të re, është ajo e Tiranës./Tv Klan.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko