Aktualitet

Bashkim Dedja kalon vetingun, por avokati kritikon relatoren e KPK-së: Cënoi integritetin e gjyqtarit

               Publikuar në : 09:56 - 13/06/18 |
ri.de.

Avokati Maks Haxhia ishte i bindur se kryegjyqtari i Kushtetueses, Bashkim Dedja do ta kalonte vetingun dhe përshëndeti vendin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ama kishte një kritikë për relatoren e çështjes, Xhensila Pine e cila në seancën dëgjimore kishte cënuar integritetin e gjyqtarit Dedja.

Bashkim Dedja nuk ishte i pranishëm sot, teksa u shpall vendimi në KPK por përfaqësohej nga avokati Maks Haxhia, i cili në përfundim të seancës deklaroi: Në seancën e mëparshme relatorja shkeli ligjin pasi ajo nuk mund të bëjë komente. E citoj:“Vëllai i ka dhënë hua Bashkim Dedjes, por si ka mundësi që ka marrë edhe kredi”. Më tej relatorja avancoi kur tha “Një person që jep borxh nuk ka si të marrë kredi”. Ne u ndodhëm të shokuar përballë këtij fakti. E verifikuam dhe rezultoi se vëllai i Bashkim Dedjes nuk ka marrë kredi por shtëpinë e tij e kishte vendosur si kolateral në bankë për nipin e tij”, tha avokati Haxhia.

Më tej tha se trupa e KPK-së duhet të jetë e kualifikuar, të ruajë solemnitetin dhe seriozitetin. “Gjykata duhet të jetë e ftohtë në analizën e saj dhe nuk duhet të bëjë komente. Komisioni në këtë rast ka ceduar, nuk ka bërë verifikime të sakta dhe për pasojë ka cënuar integritetin e gjyqtarit Dedja që unë jam i bindur që është një nga njerëzit më korrekt të sistemit të drejtësisë”, tha Maks Haxhia. /Opinion.al

Në video: Shpallja e vendimit per z. Dedja

Pas