-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Basha: Të ndryshojmë Kushtetutën, Presidentin ta zgjedhë populli

Për herë të parë lideri demokrat, Lulzim Basha është deklaruar për zgjedhjen e Presidentit të ri duke hedhur tezën e ndryshimit të Kushtetutës për “President nga populli”.

Duke folur në çadrën e lirisë ai tha: “Na kane ftuar këte jave per punen e presidentit. Ne i kemi votat thone por hajde ta votojme bashke. Atehere oferta ime eshte kjo: te zgjedhim presidentin nga populli.

Per te demonstruar seriozitetin ju japim nje oferte per presidentin. Te ndryshojme kushtetuten dhe le ta zgjedhe populli”.

Lidhur me zgjedhjet, kreu i PD-së deklaroi:

“Zgjedhje ne 18 qershor nuk ka. Zgjedhje pa opoziten nuk ka e nuk ka per te patur. Cdo perpjekje per dialog duhet te kete parasysh se mbi standartet europiane per zgjedhjet e lira dhe te ndershme nuk do te kete asnje terheqje”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko