-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Basha në Shkodër flet për herë të parë për kundërshtarët dhe Topallin

Ka përfunduar edhe takimi në Shkodër i dy kandidatëve për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Por duket se takimi nuk ka qenë shumë i qetë aty brenda. Gazetarët kanë kërkuar nga Basha disa përgjigje, si për akuzat për garë farsë por edhe për deklarata e Bashës që ‘nuk kemi më nevojë për bllokmenë’.

I pyetur fillimisht për akuzat për një garë farsë, Basha është shprehur se ‘komentet për këtë do ti japin anëtarët. Unë jam në garë dhe anëtarët e PD-së janë gjyqtari më i mirë, si për rezultatin dhe për garën’.

Por insistimi i gazetarëve ka qenë më i madh duke i thënë Bashës se vetë ai në sallë ishte shprehur se ‘kam 4 vite që luftoj për këtë e gara ka qenë e pabarabartë’. Në këtë moment kandidati për kreun e PD-së është shprehur se ‘nuk duhen marrë grimca nga fjalimi e për ti nxjerrë jashtë kontekstit’.

E sigurisht që nuk mund të mungonte në Shkodër një pyetje për Topallin që sipas gazetarëve, Basha e ka quajtur ‘bllokmene’, por këtë nuk e ka pranuar Lulzim Basha.

‘Ky është një mashtrim total që i shërben Edi Ramës. Këto janë mashtrime në bllok nga ata që i shërbejnë përçarjes së PD-së, por nuk kanë për të ja dalë kurrë.

Keni një problem, mos cito duke qenë jashtë kontekstit. Takimi ka qenë i mirë dhe demokratët kanë qenë brenda e kanë parë të vërtetën, mos spekuloni’, është shprehur Basha më pas.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko