Aktualitet, Kryesore

Basha: Mos e ulni kokën nga Rilindja. Të rinjtë të protestojnë, Shqipërinë s’do ua lëmë në dorë kriminelëve

Lulzim Basha e mori fjalën në parlament për të folur për negociatat pas Kryeministrit Edi Rama, i cili u largua pa folur për shtyrjen e negociatave por veç sulmoi opozitën se është e dobët e me të nuk debatohet.

Duke e quajtur “kryemashtrues” e “tradhtar”, Basha tha se Rama “do iu shesë sapunin për djathë, hapjen e negociatave për moshapjen e negociatave, kriminelët për ministra, mjerimin e shëndetësisë si përparim, arsimin në ditëm më të zezë si arritje speciale të rilindjes”. Ai u bëri thirrje të rinjve të ngrihen e të protestojnë sepse Shqipërinë nuk do ta lëmë në dorën e kriminelëve.

Pjesë nga fjala e Bashës

Sot dhe nesër është mbledhja e KE, askush përveç këshillit s’mund të hapë negociatat. Të hënën këshilli mori në shqyrtim propozimin për hapjen e negociatave pa kushte. Në samitin e PE u tha qartë Rama si ka bërë detyrat e shtëpisë, ka kërcënuar me Rusi e Kinë po detyrat si ka bërë. Përgjigjen e ka marrë të qartë ne Europë nuk shkohet duk mashtruar. Nuk ka hapje negociatash ka shtyrje te vendimit me një vit janë 13 kushte.

Në muajt pararendës Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se nuk ka korrupsion, drogë, ministra të lidhur me krimin se shteti i të drejtës funksionon normalisht e duke kërkuar se vendi e meriton hapjen e negociatave. Edhe ne opozita shkuam aty ku policitë e vendeve anëtarë e dinë mirë, se është rritur eksporti i krimit dhe drogës shqiptare dhe të shqiptarëve që duan azil, këto janë tre arritjet e Ramës.

Rama ka kërcënuar me Rusi, Kinë, ekstremizëm e cdo lloj kërcënimi por nuk ka bërë detyrën, ka bërë atë që bën me gangsterët kur vjedh votat, por përgjigjen e ka marrë të qartë, në Evropë shkohet vetëm me të vërtetën dhe e vërteta është që nuk ka hapje negociatash, nëse kushtet nuk plotësohen nuk ka prapë hapje negociatash. Janë 13 kushte tashmë.
Në korrik komisioni nuk vjen të krehë bishtin Ramës, por për të kontrolluar kushtet, sa kohë të kemi MB që mbron vëllanë, sa kohë të kemi ish ministin në liri se Rama tmerrohet se nëse shkon atje ku e ka vendin dhe bilbilos për rolin e Ramës lidhur me drogën.

Esad, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një, që tradhtoi interesin e shqiptarëve për Habiljat, Balialajt, Xhafajt, Tahirit, një grusht kriminelësh me të cilët ka lidhur fatin e vet politik dhe personal.
BE nuk i hap negociatat sa kohë që krimi e droga janë produkt i vetëm i kësaj qeverie, nuk i jep dritën jeshile kryeministri që është faktuar si tutor i krimit.

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko