-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Basha: Ja kush janë mediat kampione të lajmeve të rreme

Lideri demokrat Lulzim Basha duke folur nga çadra e protestës deklaroi sot se disa media janë bërë palë me qeverinë dhe keqinformojnë duke shtrembëruar fjalën e tij (Bashës) dhe fjalën e ndërkombëtarëve.

“Top Channel, Balkanweb dhe fatkeqësisht dhe Panorama online mbajnë medaljen e javës për “fakenews” lajme të rreme”, tha Basha. Sipas tij Top Channel ka deformuar deklaratën e tij të mbrëmshme ku ai fliste se Vetingu do të votohet direkt pas qeverisë teknike, ndërsa TCH raportonte se Basha ka thënë se Vetingu do të bëhet pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Ndërsa për Balkanweb dhe Panoramën online, Basha tha se kanë deformuar njoftimin e DASH për takimin e n/sekretarit të shtetit amerikan, Thannon me Bushatin.

“Nënsekretari amerikan theksoi rëndësine e pjesmarrjes se te gjitha partive politike ne zgjedhje qe do te thote qe rama ta harroje te bej zgjedhje pa opoziten”, deklaroi Basha nga çadra e protestës.

Lajmi ne perditesim..

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko