-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Basha ecje dhe takime me qytetarët e Delvinës. /Është puna të ndezim motorin e ekonomisë, jo ti japim dikujt timonin

Lulzim Basha i ka sqaruar qytetarët e Delvinës sot gjatë ecjes dhe takimeve atje me banorë, për planin e tij ekonomik.

Basha u tha banorëve që synimi është të ndezim motorin e ekonomisë që të funksionojë për të gjithë, jo ti japim dikujt timon që e do për vete.

Kreu i opozitës ka shpjeguar se ulja e taksave, ulja e çmimit të naftës, të energjisë do ta vënë në lëvizje ekonominë, do shtojë të ardhurat në xhepat e qytetarëve, çka do të rrisë konsumin, prodhimin. I gjithë plani ekonomik i z.Basha është me masa të kombinuara dhe funksionon si i tërë, çka do të sjellë rritje dhe mirëqenie për qytetarët.

Nuk kam shpikur asgjë dhe nuk ka nevojë të shpikim, tha Basha, është i njëjti model që funksionon në Gjermani, në Evropë, në Amerikë.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që janë ende të pavendosur, të bëjnë dallimin mes atij që do timonin e pushtetin për veten e tij, dhe atij që ka prioritet qytetarët, interesat e tyre.

Paratë nuk do të shkojnë për palma, pllaka, fasada, paratë do shkojnë për rritje pensionesh, për sigurimin e shkollimit dinjitoz për fëmijët shqiptarë.

Basha tha se plani i tij do të sjellë investime.

Ne do të sjellim fabrika që prodhojnë pjesë për makina, që do krijojnë vende pune, do prodhojmë dhe timonë, dhe unë do ia dhuroj një Ramës, u tha Basha banorëve të Delvinës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko