-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Basha i vendosur për qeveri teknike: Çdo përpjekje për të shkatërruar opozitën, shkatërron Shqipërinë

“Çdo përpjekje për të shkatërruar opozitën është një përpjekje për të shkatërruar Shqipërinë. Ne kërkojmë qeveri teknike dhe do ti shkojmë deri në fund”. Kështu deklaroi lideri i PD, Lulzim Basha pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Reagimi i Bashës vjen pas deklaratave të forta të kreut të diplomacisë gjermane. Gjatë vizitës në Tiranë, Gabriel deklaroi se është i pakuptimtë bojkoti i opozitës, duke i bërë thirrje të kthehet në parlament.

Basha tha se e informova z. Gabriel me gjithë faktet se zgjedhjet janë të rrezikuara në vend. Jemi të hapur për dialog dhe jo monologje shterpë, vijoi më tej ai.

“Realiteti nuk mund të injorohet dhe të fshihet. Sipas tij, 6 ligjet janë miratuar pa opozitën. Drejtësia është e kapur nga Edi Rama. Vetingu nuk mund të bëhet me njerëz të emëruar. Opozita do të kthehet kur të rikthehet marrëveshja e shkelur, pasi 6 ligjet janë bërë vetëm nga mazhoranca pa opozitës”, theksoi kreu i PD-së.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko