-U tha në Opinion

Basha: Caka qëndroi në një pozicion të rëndësishëm pa çertifikatë sigurie


               Publikuar në : 21:36 - 10/01/19 |
rel d

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për lënien pa çertifikatë sigurie të Gent Cakës si zv.ministër i Jashtëm. Basha thotë se është e papranueshme që ai ka qëndruar në një pozicion të rëndësishëm shtetëror pa u pajisur me çertifikatë nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

“Papërgjegjshmëria politike e Ramës për të dërguar fillimisht një ushtarak si ministër ishte e papranueshme. Tani është dërguar një person që ka thyer ligjin për informacionin e klasifikuar. Në këtë vend ku skandalet plasin çdo ditë ky mund të duket i vogël, por kjo është shumë e rëndë. Në veçanti në momentin që ne jemi anëtarë të NATO-s ne nuk mund të kemi ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet e sigurisë. Si ministër i jashtëm ai ka thyer ligjin për tu pajisur me certifikatë sigurie.

Unë i marr të mirëqena ato që thotë presidenti i Republikës. Sot informacioni ka një rëndësi të veçantë dhe si mund të lejojmë një person të tillë. Është e papranueshme që DSIK e ka lejuar këtë person në zyrat e shtetit pa certifikatë sigurie. Ndaj duhet një hetim i thellë për këtë çështje për të parë se çfarë informacionesh ka pasur në dorë ky njeri gjatë qëndrimit si zv.ministër i Jashtëm” – tha Basha ne emisionin “Opinion”.

Pas