-U tha në Opinion

Basha: Caka një kandidaturë e papërshtatshme për ministër të Jashtëm


               Publikuar në : 21:18 - 10/01/19 |
b.f

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar sot në mbrëmje në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziut, në një panel gazetarësh e analistësh.

Në intervistën e tij të parë për vitin 2019, Basha ka folur rreth debatit të hapur sot për mosdekretimin e Gent Cakës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti Ilir Meta.

Basha tha se nga faktet e bëra publike, Cakaj nuk është kandidatura e përshtatshme për atë post.

A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?

Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post.

Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.

Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër?

E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon.

Ju si jurist çfarë mendimi keni?

Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për tu bërë ministër, është thelluar.

A është ky një vendim që vjen se Caka është shqiptar i Kosovës?

Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë.

Pas