-U tha në Opinion

Basha: Ata që kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit, shfajsojnë Edi Ramën

               Publikuar në : 22:50 - 10/01/19 |
rel d

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është ndalur edhe tek protesta studentore, duke u shprehur se kërkesat e tyre janë të drejta dhe që opozita i mbështet ato.

Basha tha në studion e emisionit “Opinion”, se opozita mbështet edhe kërkesën e tyre për të mos monopolizuar apo përdorur në mënyrë partiake protestën.

Ai deklaroi se çdo kërkesë është politike dhe nuk duhet të ngatërrohemi me atë lapsusin, por nuk mund të jetë partiake.

Dhe kjo për këtë arsye…

Sipas tij, të parët që kërkuan të përdorin protestën ishte Organizata Politike e Arlind Qorrit.

Ai tha se politika e tij ka vetëm një axhendë dhe vetëm një; për t’a përdorur këtë lëvizje për të krijuar një lëvizje antisistem.

Basha tha se këta e bëjnë këtë lëvizje për këtë arsye, pasi ata persona që kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit, janë ata që shfajsojnë Edi Ramën.

“Sepse thonë fajin e ka sistemi, nuk e ka Rama”,- tha Basha.

 

 

 

Pas