-Jetë dhe Stil, Metro

Barbie me ferexhe është trendi më i ri i kukullave

Barbie është kukulla më e famshme në botë. Thuajse të gjithë vajzat e vogla e kanë pasur një në fëmijëri dhe në kohët e sotme, kanë mundësi të kenë një shumëllojshmëri koleksionesh.

Barbie ka evoluar çdo vite, duke u frymëzuar nga shumë personazhe. Në vitin 2016 të gjithë u njohëm me Barbie-n e parë lezbike, e cila ishte me flokë të shkurtra dhe e veshur me uniformë sportive.

Barbie më e re në treg, tanimë është ajo që mban veshur ferexhe. Kukulla është krijuar sipas Ibtihaj Muhammad-it, gruas së parë muslimane që mori pjesë në Lojërat Olimpike, teksa përfaqësonte Shtetet e Bashkuara duke mbajtur veshur ferexhenë.

Në llogarinë e Barbie-t në Instagram u postua një foto, ku Muhammad pozonte krah kukullës.

“Ibtihaj vazhdon të inspirojë kudo, gra dhe vajza që të thyejnë çdo kufij.” shkruhet në nënshkrim.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko