Aktualitet

Banori i Selenicës: Autori i masakrës ishte nevrik dhe mbante armë. Fajin e ka i ati

               Publikuar në : 09:39 - 11/08/18 |
ri.de.

Safeti, një i moshuar nga Selenica ka treguar mbi marrëdhënien e familjes Zykaj. Ai ka thënë se Ridvani (autori i krimit) nuk ishte i sëmurë, por pak nevrik dhe mbante armë.

Mes të tjerash ai tha për News 24 se “autori ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që kjo gjë hidhet poshtë nga policia. I moshuari tha se pas ngjarjes fshihet babai i autorit, i cili nuk është kujdesur për veprimet e djalit.

“Ishin njerëz të mirë. Për konflikte nuk di gjë. S’kanë pasur debate më parë. Motivi është papjekuria. Ai nuk ka menduar se ku dalë. Nuk më shkon mendja se ka qenë e planifikuar. Për mua ishte djalë i mirë. Nuk kisha dëgjuar për konflikte. Unë kam këtë tokën këtu, dhe ia kisha lënë Azemit për të kullotur bagëtitë. Kisha 2 muaj pa ardhur këtu. Mbanin armë pa leje dhe qëllonin nga lumi. Ishte dhe në burg ai, disa muaj apo një vit për armëmbajtje pa leje. Unë si Safet mendoj se babai ka fajin kryesor. Nëse më bën diçka fëmija. Ai ishte pak nevrik. Unë i thoja; Jovan Bregu këtij (autorit). Nuk e njihnim për pijanec”, tha i moshuari.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht mëngjesin e sotëm se Ridvan Zykaj u kap në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Po kështu, u gjet edhe arma e krimit tip “Kallashnikov”, të cilën e kishte hedhur në shkurre. 24-vjeçari u zbulua me dylbi termike të policisë, të cilat përdoren gjatë natës. Në momentin e arrestimit, Zykaj nuk bëri rezistencë. Ai është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës dhe akuzohet për vrasje në rrethana cilësues ndaj dy ose më shumë personave.

Ridvan Zykaj qëlloi me breshëri ndaj kushërinjve të tij, mes të cilëve edhe dy fëmijë. 24-vjeçari zbrazi plot dy karikatorë mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykaj dhe gruas Perije Zykaj. Po kështu vrau dy djemtë e Demirit, Azem dhe Besim Zykaj, me nuset e tyre Afërdita dhe Vasilika, si dhe fëmijët e Besimit, Sarën 17 vjeçe dhe Ledionin 9 vjeç.

Pas