-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Banka e Shqipërisë një oaz për familjarët e politikanëve: Aty e çoi vajzën dhe Lindita Nikolla

Një traditë e nisur nga Fullani dhe e vazhduar edhe nga Sejko është ajo e punësimit në Bankën e Shqipërisë të pothuajse të gjithë familjarëve të njerëzve me pushtet në këtë vend.

Së fundmi mësojmë se dhe vajza e vetme e Lindita Nikollës është e punësuar në Bankën e shtetit pasi përfundoi studimet jashtë vendit.

Sot, Livia Nikolla ka nisur punë si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë. Të dhënat janë publikuar nga raportet e pasurisë së ish-ministres Nikolla, ku Livia tashmë ka edhe pagën e saj prej 886.056 lekë në vit.

Deklarata e pasurisë punlikuar nga Open Data

Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.
Të ardhura nga Bonuse / Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.
3) Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.
4) Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, 886 056 lekë.
5) Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.

*Të ardhurat janë vjetore

PUNESIMET NEPOTIKE NE BSH

Pranë BSH-së punon dhe vajza e Jozefina Topalli, në departamentin e kërkimeve e cila është punësuar në kohën kur Guvernator ishte Fullani dhe vetë Topalli kryetare Kuvendi.

Edhe vajza e ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, punon në departamentin e stabilitetit financiar në BSH. Po në BSH ka punuar motra e Manjanit, kunata e Berishës dhe plot funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë kanë sistemuar njerëzit e tyre në Bankën e Shtetit.

/opinion.al

*Në foto Livia Nikolla

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko