2

Balla: Videoja e Alizotit në oborrin e PD nga ish-drejtori i Lulzim Bashës

               Publikuar në : 13:13 - 11/10/18 |
ri.de.

Numri II i PS, Taulant Balla foli në parlament për çështjen ‘Babalja’ dhe për hetimet e prokurorisë lidhur me të. Ai tha se video-pergjimin e Alizotit që shfaqi Salianji në “Opinion” e ka bërë vetë PD në oborrin e kësaj selie.

Balla: “Transmeti i Salianjit i konfirmuar se u bë në oborr të SHQUP-it nga ish drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është një tjetër tentativë për të hedhur baltë. Të njëjtët persona të ndodhur ne hall, kanë bashkëpunuar dhe hodhën për opinion një video të re. Nuk do bëj më kallëzim se cështja është nën hetim por ata kanë pranuar se i janë ofruar nga 100 mije euro për kokë. Vetë Alizoti pranon se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm” u shpreh në vijim Balla, ndërsa kërkoi nga PD zyrtarisht të distancohet nga kjo cështje ose do të mbajë një gjurmë njolle të rëndë jo vetëm për vete po për gjithë historinë e saj.

Ai tha gjithashtu se këto video të montuara janë njollë turpi për PD e drejtuar nga Lulzim Basha. Po sipas tij, PD kishte merita kur i drejtua nga Berisha.

“Sot do vijoni të dëgjoni të njëjtin lum akuzash. Detyra e PD përballë qytetarëve është, zyrtarisht të distancohet ose do të mbajë një gjurmë njolle të rëndë jo vetëm për vete po për gjithë historinë e saj. Në ’92 partia më e madhe në 2018 në shkrirje e sipër. PD dikur partia e idealeve të dhjetorit sot nuk di si t’ia vë emrin, ka plot merita të shkëlqyera në 28 vite por me Bashën në krye të saj, Berisha i vuri njollën e turpit kësaj partie” – përfundoi Balla, fjalën e tij në Parlament.

Pas