4

Balla nxjerr videon/ LSI manipuloi votimin për Teatrin, por Panariti e sfidon

               Publikuar në : 19:06 - 09/07/18 |
rel d

Pasi Kuvendi rrëzoi pretendimin e PD dhe LSI-së për të anuluar votimin e ligjit për teatrin e ri, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikon një video për të vërtetuar akuzat e bëra nga ai gjatë paradites së sotme.

Në video, siç sqaron Balla duket momenti kur deputeti i LSI-së Endrit Braimllari i jep kartën e Vangjel Tavos kolegut të tij Edmond Panariti, i cili ia ndryshon Bitrit, duke bërë që ky i fundit të votonte në emër të Tavos.

 Opozita (PD&LSI) bojkotuan sot Kuvendin me arsyetimin se ka ndodhur një gjëmë e rëndë, për shkak se deputeti Robert Bitri ka votuar në vendvotimin e tij, pa ditur se dikush tjetër prej kolegëve të tij në ish-Grupin Parlamentar (LSI) i kish ndërruar kartën e aksesit në votim, duke i vendosur në vendvotimin e vet kartën e kolegut Vangjel Tavo. Pavarësisht se kjo nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të votimit. Tani shikoni pamjet filmike që Sekretariati i Votimit mori në shqyrtim. Duket qartë se kush janë deputetët që marrin pjesë në “aksionin’ për ndryshimin e kartës dhe duket gjithshtu edhe momenti kur deputeti Robert Bitri ushtron mandatin e tij për të votuar në vendvotimin e vet. Më vjen keq për Profesor Panaritin që është përfshirë në këtë skenar.Po tani ka ndonjë ndjesë publike ndaj qytetarëve për bojkotimin e punës nga deputetët e opozitës, edhe pse po ata janë fajtorë të kësaj situate?
Gjeni arësye tjetër për bojkot!!! Por jo këtë që ë prodhuat vetë
”,- shkruan Balla.

Pas këtyre akuzave ka reaguar ish-ministri Panariti që e sfidoi Ballën.

“Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta” – ndërsa në një tjetër postim shkruan: “Nuk arrij ta besoj!! Nje spekulim dhe mashtrim mjeran permendja e emrit tim si deformues i procesit te votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, ne emer te integritetit te tij te deshmoje se ai e ka perdorur karten e tij te deputetit ne momentin e uljes ne vendin e tij dhe kjo eshte lehtesisht e provueshme… Kaq” – shkruan Panariti.

Pas