-U tha në Opinion, Kryesore

Bajrami: Ja pse është e rëndësishme për Prokurorinë verifikimi i pajisjes së audio-përgjimit

Gazetari i AbcNews, Armand Bajrami, të martën, deklaroi për përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike në lidhje me Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, se ka shumë rëndësi burimi i përgjimit.

Bajrami tha se fjala nuk është vetëm për personin që e ka kryer, por edhe mjeti që bëri të mundur realizimin e atij përgjimi.

Nuk ka rëndësi vetëm personi, por edhe mjeti që është realizuar përgjimi. Nëse ka qenë një USB, orë dhe stilolaps, pasi praktika gjyqësore t’a njohë që nesër apo pasnesër të përdoret si provë në një gjyq penal”,- u shpreh gazetari.

Sipas tij, që prokuroria t’a konsiderojë si provë, minimalisht duhet të zotërojë pajisjen fillestare të përgjimit.

Ai sqaroi nëse përgjimi është kryer nga një pajisje tjetër dhe Partia Demokratike e ka hedhur në një tjetër pajisje, në gjykatë ky përgjim ka shanse zero të merret si provë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko