Komente, Te Fundit, Të Gjitha

Baby, it’s cold outside

Nevila Xhindi
Rreth fundit të Dhjetorit që shkoi, shërbimi meteorologjik na lajmëroi “I ftohti siberian mbërthen të gjithë territorin e vendit, ditët e fundit të 2016-ës, parashikohen të jenë ndër ditët më të ftohta të këtij viti”. Edhe “smartfon-istët” tek vërenin Weather Forcast konfirmonin që temperaturat do zbrisnin cdo ditë. Qytetarët e thjeshtë, që pa kushtet minimale për të përballuar një të ftohtë ankoheshin…ditë të ftohta, ngrica, borë, rrugë të bllokuara, mungesë energjie elektrike, mungesë uji, …po qeveria cfarë masash po merrte? Qeveria dukej e zënë me takime massive festive nga veriu në jug, e zënë duke dhënë urime me zë e figurë nga zyra ta ngrohta e të mobiluara me shije, e zënë duke kërkuar ndjesat e saj që nuk kish bërë e nuk do bënte asgjë për to, ndjesë për të fituar ngushëllimin e qytetarëve të varfër e të pamundur nga hallet e varfëria e këtij fundviti. Dhe në këtë atmosferë viti të ri, askush nuk u kujtua për të ftohtin që do përfshinte cdo cep të Shqipërisë e për gripin…hmm..jashtë bënte ftohtë!
Rreth fundit të Dhjetorit që shkoi edhe gripi kishte dhënë alarmet e para… Telefonatat e mësueseve për prindërit kishin filluar të shpeshtoheshin…”hajde merre fëmijën se digjet nga temperatura”, në klasa kishin filluar të mungonin fëmijë përherë e më shumë…virozë e fortë thanë! Filluan pushimet dimërore dhe mësuesit nuk dhanë më alarme gripi, dhe vendin e ankesave të tyre e zunë urimet e qeveritarëve në tavolinat e shtruara me mësues “përfaqësues” që kishin privilegjin të uleshin në tavolina sa me Kryeminsitrin, sa me Ministrin e Brendshëm, e ndonjëherë edhe me Ministren bjonde të arsimit… jashtë bënte ftohtë!
Rreth fundit të dhjetorit qe shkoi pothuaj në cdo television shiheshin kronika për të ftohtin dhe për virozën e gripit që kishte shtuar rradhët e të sëmurëve në spitale apo qendra mjekësore, aq shumë saqë fluksin nuk e përballonin dot, sepse mungonin mjekët ( 400 prej të cilëve kishin zgjedhur ta linin Shqipërinë, nga “I ftohti” që ka zënë shëndetësinë shqiptare prej kohësh), sepse mungonin infermieret ( mijera prej tyre I janë drejtuar “te ftohtit” Gjerman gjate 2016-s), sepse mungonin ilacet ( edhe këto I ka kapur “ I ftohti” I koncesioneve)…sepse mungonte…sepse mungonin! Bënte ftohtë!
Mes fishekzjarresh e gëzimit e hodhëm pas të ftohtin e dhjetorit, e ngrohëm me urimet me vend e pavend, diku të ngrohta për shefat, e diku të ftohta për kolegët, por nga gëzimi nuk I vumë shumë veshin shërbimit meterologjik që vazhdonte të lajmëronte edhe ditën e parë të 2017-s -“I ftohti siberian mbërthen të gjithë territorin e vendit, ditët e para të 2017-ës, parashikohen të jenë ndër ditët më të ftohta….” Dhe surprizës së një fillim viti nuk mund ti mungonte Ministri I Koncesioneve (I kujt më mirë së atij I shkonte!) me urdhërin e tij për epideminë e gripit e mbylljen e shkollave! c’po ndodh kështu- më thotë ime bijë? Nuk ka shkollë? Ftohtë bënte edhe në dhjetor? Shumë grip pati edhe në dhjetor? Nuk të kujtohet që vetëm gjysma e klasës ishim derisa morëm pushimet?…Bën ftohtë!
Bënte ftohtë, shumë ftohtë! Qeveria nuk e përballonte dot, kish qenë e zënë shumë në fundviti me qoka e sebepe, ndjesa e koncerte! Fundja nga e di qeveria cdo me thënë I ftohtë e virozë? Apo rrugë e bllokuar nga bora e akulli? Po ta dinte e ta ndjente do kujtohej edhe vitin që shkoi, edhe atë që shkoi, se borë bie cdo vit në ato zona e se grip e viroza ka cdo vit!
Bën ftohtë sivjet, I ftohtë elektoral, dhe qeveria e ndjen e duhet kujdes! Ka epidemi gripi sivjet, duhet kujdes mos të ketë asnjë viktimë (do zoti kurrnjë!), asnjë ankesë për shkolla ku fëmijët ngrijë, apo rrugë të bllokuara e ngricë (kripa ka kohë që ka “ftohtë”!), vit elektoral…kështu ndjesës së gjatë të kryeminstrit për asnjë premtim të mbajtur I shtohet një “ përkëdhelje e ftohtë ”përkujdesi për gripin dhe I ftohti kryenec që mund të mbajë gjatë, aq gjatë sa as pranvera e vonë të mos e ngrohë!
Baby, it’s cold outside!

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko