-Politikë

“Babalja”, Rama: PD bashkëpunoi me krimin e organizuar

               Publikuar në : 12:07 - 09/10/18 |
ri.de.

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat tha se nuk është gati të flasë për reformën zgjedhore, pasi po merrej me demaskimin e opozites per Babalen.

Pyetje: A jeni marrë me platformën për reformën zgjedhore sepse keni thënë se jemi të hapur me opozitën?

Rama: “Kam qenë i zënë dje me demaskimin e kinostudios dhe nuk kam parë ndonjë platformë, por duke sjellë në vëmendjen tuaj faktin që në filmin babale 1,2 kemi bashkëpunim me elementë te krimit të organizuar. Të burgosur për krim të organizuar. Kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdrejt të partisë në bashkëpunim dhe me oferta korruptive, por kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe është shkruar në dy skuta. Unë do ju ftoja, që të jepni një ndihmese per publikun, që kjo shfaqja ekstreme brutale të mos kalojë si një nga shfaqjet e radhës.

Sa i perket zgjedhjeve ne kemi nje rekomandim ne konkluzionet e KE qe eshte futur fillimisht ne procesin e marrjes ne konsiderate permes grupit parlamentar te CDU-se ne Gjermani qe ka marre shqetesimin e shprehur nga PD-ja. E kemi marre seriozisht kete rekomandim. Eshte perfshire ne kete proces qeveria gjermane permes ambasades dhe dy fondacioneve gjermane ne Shqiperi. Mjafton qe pala tjeter te vije te diskutojme mbi keto drafte e rekomandime”.

Pas