-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Babai vrau 18 vjeçaren greke, mesazhi prekës i të dashurit shqiptar

Një 55-vjeçar grek ka vrarë me thikë në mënyrë barbare vajzën e tij 19-vjeçare Irini vetëm për arsyen se ajo kishte të dashur një djalë shqiptar.

Gjithçka është zhvilluar në Athinë, ku fillimisht ngjarja u raportua sikur në shtëpi kishte rënë zjarr dhe babai e vajza ishin asfiksuar, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se adoleshentja kishte shenja dhune dhe ishte mbytur nga i ati me thikë dhe plagët dalloheshin në qafë, gjoks dhe faqe dhe po ashtu në krahët e saj teksa përpiqej të mbrohej.

Ishte mamaja e adoleshentes së ndjerë që ka rrëfyer detaje për një televizion lokal grek, duke thënë se gjithçka kishte ndryshuar në familjen e tyre kur bashkëshorti i saj mësoi se 18-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një të ri shqiptar.

Ajo tregon se për këtë tragjedi është informuar edhe i dashuri shqiptar i vajzës, i cili nuk ngurron ta shfaqë trishtimin për humbjen e njeriut të tij më të dashur.

Shqiptari shkruan në një postim prekës, të postuar nga “JOQ”:

Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im. Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko