Sociale

Babai mes lotësh:Ish-gruaja thotë djali nuk është i joti, s’më le ta shoh

               Publikuar në : 14:10 - 09/11/18 |
el ida

Prej 6 muajsh një baba nga Vlora nuk mund të shohë djalin e tij pasi ish-bashkëshortja nuk e lejon. Amanti Shakaj, inxhinier nga Vlora i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” për të kërkuar një zgjidhje.

Sipas tij ish bashkëshortja nuk e lejon të shohë të birin. Edhe pse ky i fundit paguan detyrimet e caktuara nga gjykata pas divorcit. Sapo ka nisur të flasë,babai ka shpërthyer në ngashërima, duke folur mes lotësh se e ka marrë malli për të birin 8 vjeç.

Amanti thotë se ish-gruaja i refuzon të drejtën e takimit me të birin duke i thënë se nuk është djali i tij.

Babai i dëshpëruar i është drejtuar Zyrës Përmbarimore të Vlorës, ka bërë kërkesë për të takuar djalin. Aktualisht Amanti thotë se ish-bashkëshortja është larguar nga qyteti i Vlorës dhe është zhvendosur në Tiranë. Por nuk ka arritur të komunikojë me të pasi ajo e refuzon t’i përgjigjet.

Pas