Aktualitet, Kryesore

Axhenda/ Sot hapen negociatat Shqipëri-BE, Mogherini mbërrin në Tiranë

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, pritet do të paraqesë sot rekomandimet e Komisionit Europian për vendet e rajonit, mes tyre dhe Shqipëria, gjatë një konference në Bruksel në orën 15:30.

Ndërsa në Tiranë ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin do të mbajë një deklaratë të shkurtër rreth orës 15:10.

Pas konferencës së shtypit, ambasadorja Vlahutin do të shkojë për të dorëzuar progres-raportin në kryeministri, tek Edi Rama rreth orës 16:30, në Presidence tek Ilir Meta në orën 17.00 dhe në Kuvendin e Shqipërisë, tek Gramoz Ruçi në orën 17:30.

Ndërkohë, pasditen e sotme në Tiranë mbërrin në Tiranë përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini. Takimet zyrtare, ajo do t’i zhvillojë gjatë ditës së neserme, ku në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Kryediplomatja e Komisionit Europian pritet të takojë në Tiranë edhe presidentin Meta si dhe kreun e opozitës Basha.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko