-Sociale, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Autostrada Tiranë-Durrës dhe të gjitha akset e tjera të kryeqytetit kalohen vetëm me zinxhirë

rruget_e_bllokuara_nga_debora_2

Të gjitha akset që lidhin Tiranën me qytetet e tjera kalohen vetëm me zinxhirë. Kështu nëse do të udhëtoni drejt Rinasit, si destinacioni më i afërt duhet të përdorni zinxhirët. Në njoftimin e Ministrisë së Transporteve thuhet se: “Në segmentin Mbikalimi i Kasharit – Rinas, është hedhur që mbrëmë kripa, por qarkullimi duhet bërë me zinxhirë, për shkak të ngricave. Aksi Tiranë – Elbasan, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Superstrada Tiranë – Durrës, qarkullohet me zinxhirë. Aksi Tiranë – Durrës, aksi i vjetër, qarkullohet me zinxhirë. Aksi Tiranë – Qafë Krrabë, kalohet me zinxhirë”.

Ndërsa në rrugët e brendshme të kryeqytetit është hedhur kripë mëngjesin e sotëm. Unaza dhe rrugët kryesore janë të hapura, por duhet të bëni kujdes në rrugët e lagjeve të cilat janë të gjitha të ngrira nga bora që mbuloi Tiranën mbrëmjen e së mërkurës.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko